Kryeministri Zoran Zaev në rrjetet sociale ka dërguar mesazh se të gjitha bllokadat e VMRO-DPMNE-së do të tejkalohen.

“Të gjitha pengesat nga VMRO-DPMNE do t’i thyejmë për shkak se gjithçka që po bëjmë është në interes të qytetarëve, për shkak se jemi të mençur dhe të sinqertë në qëllimet. Po tentojnë t’i frenojnë të gjitha projektet, por nuk do tu lejojmë”, ka shkruar Zaev. /SHENJA