Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka reaguar pas dështimit për të marrë datë për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian.
Nga kjo parti thonë se Maqedonia nuk merr datë, pasi në BE nuk duan të kenë punë me kriminelët e LSDM-së dhe BDI-së.
“Maqedonia është në vendin e 111 në listën e Transparency International. Zaevi e ka betonuar shtetin në vend të parë me krim dhe korrupsion. Në BE nuk shkohet me haraç dhe krim. Në BE nuk duan kryeministër i cili është i falur”.
“Në BE nuk shkohet me raste të pazbardhura për krim, si rasti me Den Donçevin. Në BE nuk kalon ‘agjenda e gjelbër’, e cila i helmon qytetarët e qyteteve ku ata të gjelbrit qeverisin: Kërçovë, Tetovë, Strugë”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Më tej shtojnë se Qeveria LSDM-BDI duhet të largohet dhe t’u jepen fund mashtrimeve.
Comments are closed for this post.