Tre të dënuar u ekzekutuan publikisht në kryeqytetin e Jemenit pas shpalljes fajtor për vrasje të fëmijëve.

40 vjeçari Ali al-Naami, 38 vjecari Abdullah Al-Makhali, e 33 vjeçari Mohammed Arman, të veshur me kominoshet blu të të burgosurve, u shoqëruan në sheshin Tahrir në kryeqytetin Sana, ku pasi u shtrinë në asfalt morën pas koke plumbin e kallashnikovit.

Ekzekutuesit me rroba ushtarake e doreza të zeza kryen detyrën ndaj të burgosurve e më pas mbështollën trupat e tyre me mbështjella të kuqe e i larguan.
Në një prej imazheve disa nga rojet shiheshin duke qeshur teksa ekzekutuesi vendoste grykën e automatikut AK-47 në kurriz ose prapa kokës së të burgosurve, para qindra spektatorëve që ishin mbledhur.

Këto ishin ekzekutimet e para publike në Sana që prej gushtit 2018, kur qeveria e militantëve anti-sauditë, vari me vinça autorët e përdhunimin e vrasjes së një fëmije.

Jemeni i varfëruar, është përfshirë në luftë civile dhe krizë humanitare prej vitit 2014, kur rebelët Houthi të mbështetur nga Irani morën kontrollin e kryeqytetit dhe veriut, duke larguar qeverinë e mbështetur nga Arabia Saudite.

Grupet e mbështetura nga Irani janë përgjegjëse për përpjekjet anti-krim në veri të vendit, ku dënimet janë shpeshherë të ashpra prej pamundësisë së kontrollit të rendit prej konfliktit.

Të ekzekutuarit e ishin fajtorë për krime shumë të rënda. Abdullah Ali al-Mukhali e Mohammed Arman, u dënuan për përdhunimin e vrasjen e një djali tetë-vjeçar.
Ndërsa Al-Naami u dënua për vrasjen e tre bijave të tij Rahaf, shtatë vjeçe, Raghad, 12, e Malak, 14 vjeçe, në qershor 2019.

Ai kishte pranuar se kishte mbytur vajzat e tij në rezervuarin e ujit, pasi nëna e tyre u largua nga shtëpia prej konflikteve me të.
Spektatorët shiheshin që filmonin ekzekutimet në celularët e tyre.