Ministria e Punëve të Brendshme për TV21, ka njoftuar se nga autobusi i rrokullisur në Kumanovë, janë lënduar lehtë tre udhëtarë.

Por, të njëjtit kanë refuzuar ndihmën mjekësore.

Ende nuk dihen shkaqet e rrokullisjes së autobusit.

“Më 17.06.2021, në ora 16.57 në SPB Kumanocë është denoncuar se në dalje të autostradës Kumanovë drejt Kriva Pallankës, është rrokullisur autobusi i agjencisë turistike me targa të Turqisë. Sipas informacioneve fillestare, tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore, por kanë refuzuar ndihmën mjekësore. Në vendngjarje ka dalë ekipi i SPB Kumanovë dhe po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thonë nga MBP-ja.