Kryeministri Zoran Zaev, i cili sot qëndron në vizitë zyrtare në Sofje, mengjesin e sotëm u prit në një takim nga ish kryeministri, kryetar aktual i partisë GERB, Bojko Borisov.

“Nisëm axhendën e punës në Sofje me liderin e GERB-it, me mikun tim Borko Borisov. Diskutuam se është shumë e rëndësishme t’u mundësojmë brezave të rinj të kenë dialog dhe mirëkuptim. Nuk duhet të lejojmë që të rinjtë të na urrejnë”, shkroi Zaev në Tëitter.

Kryeministri Zaev bashkë me zv/kryeministrin për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani po vizitojnë Sofjen me qëllim që të intensifikojnë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për çështjet e hapura me Bullgarinë me [ka do të zhbllokonin integrimin evropian të Maqedonisë.

Shërbimi për shtyp i qeverisë tha se Kryeministri dhe delegacioni qeveritar do të kenë takime pune me Presidentin e Bullgarisë Rumen Radev, Kryeministrin Stefan Janev, si dhe me përfaqësuesit e partive kryesore politike në vend.