Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një deklaratë për “Fokus” ka thënë se kandidatët shqiptarë që do të fitojnë në zgjedhjet lokale, nëse dëshirojnë përkrahjen e VMRO-DPMNE-së, dhe partive tjera, do të duhet të respektojnë dinjitetin e maqedonasve dhe të bashkësive më të vogla etnike.

“Më së paku që mund të kërkojmë nga partneri i jonë i ardhshëm, i cili pretendon ta merr përkrahjen për kryetar komune është në këto mjedise të përziera, është që t’i respektojë maqedonasit dhe bashkësitë e tjera më të vogla. Ndërsa për ta parë këtë në vepër, të paktën mund të merremi vesh kryesuesit me Këshillin të jenë nga bashkësia e dytë me shumicë, kjo, shembull është në Tetovë ose Gostivar, pra të jetë maqedonas”, ka thënë Mickoski, për Fokus.

Ai shton se nuk ka pasur bisedime me partitë opozitare shqiptare, por i bën thirrje partitë maqedonase dhe partitë e tjera të bashkësive më të vogla etnike, t’i bashkëngjiten kësaj iniciative të VMRO-së, ngase vlerëson ai, vetëm në këtë mënyrë nuk do të ndjehen si qytetarë të rendit të dytë në shtetin e tyre.