Fondi për Sigurim Shëndetësor u bën thirrje qytetarëve që të paraqesin problem. E gjithë kjo do të ishte në rregull, në qoftë se numri ishte valid.
Qytetarët ankohen se në asnjë mënyrë nuk mund të realizojnë kontakt me Fondin Shëndetësor.
Fondi për Sigurim Shëndetësore me baner promotiv fton qytetarët të lajmërojnë çdo problem që kane me sigurimin shëndetësor, por numrin që e kanë publikuar nuk është valid.
Mes tjerash, përmes këtij baneri u bëjnë thirrje qytetarëve që të informohen për problemet e ndryshme me të cilat mund të ballafaqohen, mes të cilave janë:
-Si ta zgjedhni mjekun tuaj (amë) dhe si ta zëvendësoni nëse nuk jeni të kënaqur nga shërbimi?
-Nëse, sa dhe për çka duhet të paguani gjatë kontrollit te mjeku Juaj i zgjedhur?
-A duhet t’i paguani recetat e lëshuara dhe udhëzimet nga mjeku i zgjedhur?
-Nëse dhe sa duhet të paguani participim për ilaçin që ju nevojitet?
-Cila është mënyra më e shpejtë për refundim të fondeve për barërat, materialin e shpenzuar, pajisjet ndihmëse ortopedike dhe të ngjashme.
Nga Fondi për Sigurim Shëndetësor thonë se problemin do ta zgjidhin për dy javë. Shtojnë se në numrin 0800 33 222 mund të lajmërohet vetëm nga telefoni fiks, por jo edhe nga celulari. Brenda disa ditësh do të publikohen edhe dy numra që do të funksionojnë për qytetarët në çdo kohë, shpjegojnë nga Fondi për TV21.
Comments are closed for this post.