Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 153 masa në komunikacion, në mesin e të cilave për vozitje më shumë se shpejtësia e lejuar 61, 5 sanksione për vozitje pa patentë shoferi, tri për vetura të paregjistruara.
Nga MPB sot informuan se janë shqiptuar 13 sanksione për përdorim të telefonit celular, 10 për mospërdorim të rripit të sigurisë, 5 kundërvajtje për shoferë të motoçikletave, dy sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (dritë të kuqe) dhe 35 masa për vetura të parkuara në mënyrë të paligjshme.
Kontrollet e përforcuara në komunikacion paralajmërojnë se vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjnë thirrje nga MPB-ja qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në komunikacion që të rritet siguria në komunikacion dhe bashkë të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.
Comments are closed for this post.