Ministria e Punëve të Brendshme njofton se të gjithë qytetarët që jetojnë në apartamente do të keni mundësi që edhe përkundër orës policore që nis nga ora 20:00, të shëtisin kafshët e tyre shtëpiake nga ora 22:00 deri në ora 23:00, në perimetër prej 100 metra largësi nga adresa ku banojnë.
“Gjatë ndalimit dhe regjimit të veçantë të lëvizjes së qytetarëve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të gjithë qytetarët që jetojnë në ndërtesa banimi për strehim kolektiv dhe që kanë kafshë shtëpiake (qen), mund t’i nxjerrin nga shtëpitë e tyre në mbrëmje për gjatë një ore, duke filluar nga 22:00 deri në 23:00, maksimum 100 metra larg nga ndërtesa ku ata jetojnë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Comments are closed for this post.