Nesër (30 mars) me fillim në ora 14:00 në Kabinetin e presidentit të shtetit do të mbahet mbledhja e 12 e Këshillit të Sigurisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në këtë mbledhje përskaj anëtarëve të rregullt të Këshillit, me ftesë të presidenti do të merr pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Në seancën e nesërme do të diskutohet për gjendjen aktuale me pandeminë të shkaktuar nga Kovid-19si dhe për masat de aktivitetet e institucioneve kompetente.

Ndryshe, nesër edhe Komisioni për Sëmundje Infektive do të mbajë mbledhje, në të cilën do të analizohet të dhënat e fundit për gjendjen me coronavirusin.