Një debat i çuditshëm nisi në puntatën e sotme në Përputhen dhe gjithçka pas takimit të Erlindit me Sarën dhe një teme të tyre.
“Ke pirë më nga çaji i Kristjanit?,” pyeti Sara, ndërsa Erlindi tha se “ka pirë vetëm një herë”.
Kjo u diskutua edhe në studio, pasi moderatorja Bora Zemani pyeti se për çfarë bëhej fjalë më saktësisht.
Kristjani shpjegoi se bëhej fjalë për një çaj që përdoret nga murgjit aziatikë, ka pak kafeinë dhe përdoret për të rritur performancën mendore.
Në këtë moment u kundërshtua nga opinionisti Arjan Konomi, i cili akuzoi Kristjanin se po sjell drogë nga Afganistani dhe se për këtë duhej arrestuar.
Kjo ndezi debatin, duke bërë që Kristjani të çohej nga karrigia dhe të thoshte: “Nuk ke fytyrë ti, mos guxo të më dëmtosh imazhin si mjek popullor, sepse ajo nuk është drogë është çaj maço, kërkojeni në google ose ku të doni, madje mos bëj kot, se ke qenë dhe ti vetë që ma ke kërkuar”.
Comments are closed for this post.