Janë dënuar me nga një vit burg 3 protestuesit që kanë pranuar fajin në protestat për rastin “Monstra”.

Bëhet fjalë për të pandehurit Behar Dalipi 1 vit burg, Besart Kalisi 1 vit burg, Shaban Veseli 1 vit burg.

Paraprakisht të akuzuarit që kanë marrë pjesë në protestat për rastin “Monstra”, kanë deklaruar se ndjehen fajtorë.

Për këtë para gjykatësit kanë kërkuar falje. Ndërsa dy të tjerët nuk e pranojnë akuzën dhe deklarohen të pafajshëm.