Në një apartament në rrugën “Tashko Karaxha” është gjetur trupi i pajetë i një personi.
Policia informon se bëhet fjalë për një 44-vjeçar nga Shkupi me iniciale S.A.
“Më 12.03.2021 në orën 12:50 në SPB-Shkup nga ana e Ndihmës së Shpejt është paraqitur se ka një person të vdekur pa shenja dhune në një apartament në rrugën “Tashko Karaxha”. Bëhet fjalë për S.A. (44) nga Shkupi”, thuhet në njoftimin e MPB.
Në vendin e ngjarjes është bërë ekspertizë, ndërsa trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.
Comments are closed for this post.