Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 245 gjoba, dje në suaza të kontrolleve të përforcuara të komunikacionit, prej të cilave 35 sanksione ishin pa patentë shoferi.
Mes tjerash, për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes janë sanksionuar 39 shoferë, ndërsa 11 për mosshfrytëzim të rripit të sigurisë.
MPB sot kumtoi se janë shqiptuar edhe 10 masa për shfrytëzim të celularit, pesë për vozitje nën ndikim të alkoolit dhe 69 masa për automjete të parkuara në mënyrë të padrejtë.
Kontrollet e përforcuara të komunikacionit vazhdojnë edhe në ditët në vijim, thonë nga MPB dhe apelojnë deri te qytetarët t’i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe dispozitat që të rritet siguria në komunikacion.
Comments are closed for this post.