Marshi i protestuesve është ndaluar tek Mavrovasja pasi ka hasur në një kordon të policisë. Për momentin organizatorët po bëjnë thirrje për hapjen e rrugës. Ndërkohë që protestuesve iu bëjnë thirrje për qetësi dhe maturi që të mos bien pre e provokimeve.
Organizatori i protestës Bedri Ajdari iu drejtua policëve për hapje të rrugës duke iu ofruar edhe dokumentin me të cilin kanë paralajmëruar protestën e sotme. , në ndërkohë iu bëri thirrje edhe protestuesve për qetësi dhe durim që të mos eskaloj situata.
Ajdari tha se qëllimi i protestuesve është që të arrijnë para qeverisë, të mbajnë fjalimin e paraparë dhe të shpërndahen në mënyrë të qetë dhe demokratike.
“Përmes incidenteve dëshirojnë të fshehin dështimet e tyre, andaj ju lus për maturi. Ju mund ta na i bllokoni rrugën këtu, por jo edhe ato të Evropës dhe botës. Asnjë proces nuk e keni fituar në Strasburg, gjithmonë keni qenë humbës”, tha Ajdari
“Vuajtjet e shqiptarëve në këtë vend nuk kanë të ndalur, këto vuajtje po i përjeton familja ime dhe shumë familje tjera. Kishim shpresë që vuajtjet tona do të ndalen dhe drejtësia do të vij në vend edhe për të vrarët edhe për të burgosurit. Por kur janë në pyetje shqiptarët aktakuzat vlejnë për të na dëmtuar me dënime kapitale, me burg të përjetshëm. Nuk pritej që qeveria Zaev ta shuaj shpresën për drejtësi. Ne me kokën lart dalim para popullit dhe themi se jemi krenar me familjarët tonë dhe se ato nuk janë fajtor, por faji i vetëm i tyre është sepse janë shqiptar”, tha Ajdari duke iu bërë thirrje ndërkombëtarëve që të kyçen në këtë proces për të zbardhur siç u shpreh ai të vërtetën.
Comments are closed for this post.