Më në fund, duhet të kuptoni se marrëveshjet kriminale nga ato që jeni mësuar nuk janë më në sistemin tonë shëndetësor, theksoi Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në lidhje me ndërtimin e Qendrës së re Klinike.
“Qendra klinike që ju është dashur të bëni ishin thjesht Klinika interne të zakonshme dhe ato nuk duhet të kushtonin 120 milionë euro. Ne po i rinovojmë ato për jo më shumë se 1 milion euro. Imagjinoni sa dallim është kjo. Keni nënshkruar marrëveshje me një kompani, e cila falimentoi disa muaj më vonë, imagjinoni se çfarë lloj marrëveshjeje ka bërë qeveria e mëparshme për të ashtuquajturën Qendër e re Klinike. Është normale që e kemi ndërprerë kontratën. Pse? Për shkak se është bërë një rishikim i duhur i studimit të fizibilitetit e cila është bërë pikërisht nga qeveria e mëparshme shumë vite më parë, i cili tregon qartë se grinfild investimi është shumë më i mirë se braunfild investimi për Qendrën klinike”, tha Filipçe.
Në atë projekt, siç shpjegoi, hyri dhe u bashkua Qeveria austriake, personalisht përmes Kancelarit Kurc dhe si donacion ata e ishikuan atë studim të fizibilitetit dhe ne arritëm në një projekt modern të Qendrës Klinike, siç e meritojnë qytetarët tanë, diçka që do të shërbejnë në dekadat në vijim për të siguruar një model të integruar të kujdesit shëndetësor.
Ministri i Shëndetësisë theksoi se është bërë studim i fizibilitetit me propozim projekt, ndërsa dy kompani më të njohura evropiane aplikuan dhe u kualifikuan në fazën e dytë të dialogut konkurrues – “Vamed” gjermane dhe “Buig konstrakshën” franceze. Njëra kompani me ekspertizë të shkëlqyeshme në fushën e ndërtimit fizik dhe kompania tjetër në fushën e pajisjeve dhe vendosjes në funksion të Qendrës së re Klinike. Filipçe theksoi se qytetarët meritojnë një qendër klinike moderne dhe bashkëkohore dhe i bëri thirrje edhe një herë opozitës që të punojnë së bashku në këtë projekt, përkatësisht ta mbështesin ligjin.
Ministri Filipçe theksoi se i gjithë procesi është publik dhe transparent, duke theksuar se ka kaluar koha kur ndërmarrjet e mëdha inovative largoheshin nga vendi ynë.
“Në kohën tuaj u largua Astra Zeneka, e cila tani imagjinoni prodhon vaksina, u largua Glakso për shkak të importit kriminal të barnave dhe i helmuat qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Filipçe.
Comments are closed for this post.