Në Finlandë është zbuluar një mutacion i ri i koronavirusit të ri (COVID-19), i cili mund të mos detektohet në testet e reaksionit zinxhir polimeraz (PCR), transmeton Anadolu Agency (AA).
Transmetuesi publik finlandez YLE njofton se në laboratorët Vita në Helsinki u zbulua një mutacion “unik” i COVID-19 i paparë më herët.
Theksohet se mutacioni i ri i COVID-19, i quajtur “Fin-796H”, përmban disa tipare me mutacionet të zbuluara më parë në Angli dhe në Afrikën e Jugut, por kishte një kombinim gjenetik plotësisht të ri.
Shkencëtarët finlandezë paralajmëruan se virusi i strukturuar në mënyrë unike mund të mos shfaqet në testet PCR të cilat kërkojnë sekuenca gjenetike specifike për ARN të COVID-19 në mostrat nga hundë dhe në fyti.
Mutacioni i ri i cili nuk dihet akoma se a është më ngjitës ose më rezistent ndaj imunitetit, ndërsa mendohet se ka ardhur nga jashtë në Finlandë, ku numri i rasteve me COVID-19 është relativisht i ulët.
Në Finlandë deri më tani janë regjistruar 422 raste të mutacionit britanik, 22 raste të mutacionit të Afrikës së Jugut dhe një rast të mutacionit të Brazilit.
Ndërkaq, në vend gjithsej u regjistruan 52.209 raste me COVID-19 prej të cilëve 725 njerëz humbën jetën nga ky virus.
Comments are closed for this post.