Sipas raportit javor të Institutit të Shëndetit Publik, në periudhën nga 8 deri më 14 shkurt, gjithsej 16.299 materiale janë testuar në laboratorët ku testimi molekular dhe testimi i antigjenit për praninë e SARS-CoV-2, me rritje prej 13.2%, në krahasim me javën e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Janë regjistruar 2.232 raste të reja pozitive nga 33 qytete në vend me një rritje prej 5.3%, krahasuar me javën e kaluar. Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n = 953; 42.7%), me incidencë javore prej 154.3/100,000. Incidenca më e lartë javore prej 425.2/100.000 u regjistrua në Kavadar.
Përqindja e rasteve pozitive varion nga 6.8 në 16.6%, mesatarisht 12.9%. Janë regjistruar të infektuar nga të gjithë grupmoshat. Grupmosha më e prekur është mbi 60 vjeç (n = 583, 26.1%). Një numër i madh i pacientëve është regjistruar në grupmoshat nga 30 në 39 (n = 416; 18.6%), nga 40 në 49 (n = 408; 18.3%), nga 50 në 59 (n = 379; 17.0%) dhe nga 20 në 29 vjeç (n = 276; 12,4%). Numri më i ulët u regjistrua tek fëmijët nga 0 në 9 (n = 53; 2.4%) dhe nga 10 në 19 vjeç (n = 117; 5.2%).
Në këtë periudhë janë shëruar 2.519 pacientë nga coronavirusi, me çka është për 24.2% më pak se javën e kaluar.
Janë raportuar 43 vdekje nga 14 qytete, dhe është për 34.8% më pak nga java e kaluar.
Sipas analizave nga ASHAM, në periudhën e fundit janë zbuluar një numër i madh i varianteve të reja të virusit, të cilat nuk ishin më parë të pranishme tek pacientët në vendin tonë, gjë që mund të tregojë futjen nga jashtë e rasteve të reja të COVID-19.
Comments are closed for this post.