Pasi e vërteta e tyre doli zbuluar, Tea dhe Andi janë vënë në shënjestër të personave, që i mbështetën për muaj me radhë për “lidhjen e tyre të dashurisë”.

Me publikimin e fotove të Teas dhe Beartit, ku dukeshin duke u puthur, duke na konfirmuar kështu faktin se ishin çift, fansat nisën menjëherë të braktisnin profilet në Instagram të personazheve protagonistë në këtë ngjarje.

Tea ka humbur deri më tani rreth 50 mijë ndjekës dhe Andi thuajse po aq.

Ndërkohë ndjekësit kishin kohë që i kërkonin Teas të fshinte nga Instagrami fotografitë që kishte publikuar me Andin. Më fund ajo ka hedhur hapin që të gjithë po prisnin dhe ka fshirë të gjitha fotot që kishte me Andi Shehun.

Madje ata kanë fshirë edhe foton e Giveawayt të përbashkët dhe e kanë lënë vetëm në “Instastory”.

Kështu Tea dhe Andi kanë vendosur të vazhdojnë përpara jetën e tyre, ndërkohë që rrjeti vazhdon ende të ziejë nga historia e mashtrimit që i zhgënjeu të gjithë.