Sipas një studimi të botuar në revistën “The Lancet”, vaksina ruse Sputnik V ka një efektshmëri prej 91.6 përqind. Rusia po sheh mundësinë e prodhimit të vaksinës në Gjermani.

Sipas një studimi të botuar në revistën e specializuar “The Lancet”, vaksina ruse Sputnik V ka një efektshmëri prej 91.6 përqind. Ky ishte rezultati i rezultateve të provave me 20.000 vullnetarë. Vlera do të ishte e ngjashme me atë të vaksinave nga Moderna dhe BioNTech/Pfizer.

Pasi kritikës për mungesën e studimeve të besueshme, studiuesit rusë kanë botuar detaje të tjera në lidhje me vaksinën Sputnik V kundër Coronas. Sipas tyre, vaksina ka një efektivitet prej 91.6 përqind.

Rezultatet u botuan në revistën e specializuar mjekësore “The Lancet”. Shkencëtarët folën për “analiza të ndërmjetme” të fazës së rëndësishme të provës III me rreth 20,000 vullnetarë. Rezultatet janë në përputhje me informacionin e mëparshëm.

Një efektshmëri prej 91.6 përqind do të thotë që në grupin e vaksinuar ka pasur 91.6 përqind më pak sëmundje për 100 subjekte të testit sesa në grupin e kontrollit. Kjo do të thotë se Sputnik V do të kishte pothuajse të njëjtën efektshmëri si vaksinat e Modernas dhe BioNTech/Pfizer-it dhe më të lartë se vaksina e AstraZeneca-s.

Ka pasur vetëm disa raste me efekte anësore serioze me Sputnik V, por që studiuesit nuk i lidhën me vaksinën, u tha. Shumica e vullnetarëve raportuan efekte anësore “të lehta” të tilla si simptoma të ngjashme me gripin dhe dhimbje krahu. Gjatë studimit pati edhe katër vdekje, të cilat shkencëtarët thanë se nuk kishin të bënin me vaksinimin. Një vullnetar pësoi një hemoragji cerebrale.

Në qendrën tregtare të Moskës Gum, njerëzit presin për vaksinat e tyre. Sputnik V është lejuar prej gjashtë muajsh për përdorim në Rusi.

Rusia po kërkon regjistrimin në BE

Sipas studiuesve rusë, Sputnik V u testua edhe në më shumë se 2000 vetë mbi moshën 60 vjeç. Në këtë grup, vaksina ishte “në mënyrë të ngjashme efektive dhe e tolerueshme mirë”, konkludon studimi. Por studimi ende nuk ka mbaruar. Në tërësi, vaksina kundër Covid-19 do të testohet me 40.000 vullnetarë.

Vaksina u lejua në Rusi gjashtë muaj më parë. Në atë kohë pati kritika ndërkombëtare, sepse ishte dhënë aprovimi për përdorim të gjerë në popullatë, megjithëse nuk kishin filluar ende teste të rëndësishme.

Vaksina tani përdoret në luftën kundër Covid-19 në më shumë se 15 vende. Rusia po synon gjithashtu regjistrimin në BE.

Studiuesit i publikuan detajet e para mbi substancën aktive në revistën “Lancet” në fillim të shtatorit. Këtë studim e kritikuan disa shkencëtarë ndërkombëtarë. Studiuesja Polly Roy e Shkollës së Higjenës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër tha se kishte pasur kritika rreth Sputnik V për zhvillimin e tij të shpejtë dhe mungesën e transparencës. Rezultati që paraqitet tani megjithatë është i qartë. Parimi shkencor i vaksinimit ishte demonstruar, tha ajo për “The Lancet”.

Denis Logunow i Qendrës Kërkimore Gamaleja për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë në Moskë, e cila zhvilloi substancë aktive, tha: “Për të ndaluar pandeminë Covid-19, duhet të ketë vaksina të ndryshme bazuar në mekanizma të ndryshëm të veprimit”. Sputnik V kontribuon në diversifikimin e vaksinave.

A do të prodhohet vaksina ruse në Gjermani?

Deri tani, vaksina “Sputnik V” nuk është aprovuar në BE. Autoriteti përgjegjës në BE, EMA, e informoi në fund të javës së kaluar televizionin gjerman MDR se nuk kishte ende asnjë kërkesë për aprovim për vaksinën ruse. Përgatitësi i vaksinës kishte bërë një kërkesë për të ashtuquajturën konsultë shkencore dhe tashmë ishte zhvilluar një takim midis zhvilluesve të Sputnik-V dhe EMA-s.

Sipas hulumtimit të MDR, zhvilluesi i vaksinës ruse “Sputnik V” ka kontaktuar prodhuesin farmaceutik IDT Biologika në landin federal Saksoni-Anhalt, në kërkim të një partneri bashkëpunimi për prodhimin e mundshëm të vaksinave.

Ministria gjermane e Shëndetësisë konfirmoi MDR se tashmë kishte pasur konsulta midis Institutit Paul Ehrlich dhe Institutit Gamaleya të Moskës dhe fondit shtetëror rus të investimeve direkte. Instituti Paul Ehrlich vepron si një autoritet i pavarur licencimi.

Përmbajtja ose detajet e diskutimeve konfidenciale nuk njihen. Kontakti me Saksoni-Anhalt u bë nga zhvilluesi i vaksinës – Instituti Gamaleya i Moskës – dhe fondi i investimeve të drejtpërdrejta të shtetit rus
(RDIF).

Fakti që ka bashkëpunime midis prodhuesve të vaksinave nuk është asgjë e pazakontë dhe zakonisht duhet të vlerësohet si shumë pozitive, i tha Jens Meiler MDR. Ai është profesor i kimisë farmaceutike në Spitalin Universitar Leipzig. “Prodhimi i vaksinave shpesh bëhet me burime të jashtme, ka firma që specializohen për këtë,” tha Meiler.