Ndjekia e një diete dimërore është një ide shumë e mirë për të mos u shëndoshur.Në fakt, nëse zgjidhni të ndiqni një dietë dobësimi gjatë këtij sezoni mund të ndërtoni bazat për një formë të shkëlqyer fizike. Sigurisht, ndjekia e një diete të mirë nuk është aspak e thjeshtë. Në dimër është më i zakonshëm qëndrimi në shtëpi, në të ngohtë, ndoshta duke u përkëdhelur nga të kripurat ose të ëmblat. Jo rastësisht, në dimër hamë më shumë edhe për të gjetur stimulimin e duhur psikologjik. Megjithatë, me vullnetin e duhur mund të ndiqet një dietë e shëndetshme. Doni të dini cilat janë disa truke?
Dieta dimërore: Çfarë sugjerojnë nutricionistët?
Si fillim, duhet të konsultohemi me sugjerimet e nutricionistëve kur bëhet fjalë për dietën dimërore. Falë fjalës së ekspertëve mund të kuptojmë çfarë duhet të hamë gjatë muajve më të ftohtë të vitit.
Kështu, nutricionistët sugjerojnë të fillohet me një dietë dimërore të ekuilibruar në përmbajtje. Çdo të thotë kjo? Ndoshta ju ka ndodhur edhe juve të dëshironi të dobësoheni duke kërkuar çdo mënyrë për të arritur peshën tuaj ideale. Ndoshta ju jeni nënshtruar edhe dietave drastike për të garantuar efektet e shpresuara, por shumë të lodhshme.
Gjithsesi ekspertët nuk e këshillojnë këtë lloj qasjeje përkundrejt ushqyerjes. Përkundrazi, në dimër duhet të qartësojmë me mendje të kthjellët cilat tipologji ushqimi të hamë dhe cilat t’i evitojmë dhe reduktojmë. Në këtë mënyrë, tenton të rregullohet trupi ynë, duke evituar ato që janë të tepërta dhe të dëmshme. Shumë e kanë eksperimentuar këtë përvojë dhe kanë arritur të kenë rezultate të shkëlqyera edhe në lëkurën e tyre. Pra, siç këshillojnë nutricionistët duhet të merrni në konsideratë idenë e një diete dobësimi dimërore. Do të keni më shumë kohë të përqëndroheni tek ajo çfarë do të hani dhe do t’i korrni frutet e punës suaj në verë, kur mund të shpalosni një fizik perfekt.
Dieta dobësuese dimërore: ushqimet e këshilluara
Në këtë pikë duhet të kuptoni cilat janë ushqimet e këshilluara për një dietë dobësuese dimëore. Në fakt, pasi të keni vendosur të provoni të ndiqni këtë regjim ushqimor, duhet të dini edhe të stabilizoni menunë javore. Në të njëjtën kohë, duhet të infromoheni ce silat ushqime bëni mirë t’i evitoni.
Sigurisht, nëse doni një dietë efikase duhet të integroni frutat dhe perimet. Natyrisht, mund të jetë e vështirë në dimër sepse mendja preferon ushqimet e ngrohta dhe me përmbajtje të lartë yndyrash, ndërsa frutat dhe perimet janë përgjithësisht ushqime të freskëta. Megjithatë, duke u impenjuar mund t’ia dilni të hani të paktën një frut në ditë.
Gjithashtu, janë të padiskutueshme vitaminat që nuk duhet të lini pas dore. Mes këtyre mund të përmendim vitaminën A, idale për të reduktuar stresin e përditshëm dhe vitaminën D që gjendet në ushqime si peshku, veza ose djathi. Kjo e fundit ndimon edhe për një lëkurë më të mirë dhe një organizëm më aktiv. Në fund, mos harroni të merrni vitaminën C, e dobishme për të forcuar imunitetin dhe për të evituar sëmundjet e zakonshme që vijnë me të ftohtin.
Dieta dimërore detox: Si funksionon?
Shumë njerëz zgjedhin të provojnë edhe dietën dimërore detox. Dieta detox është një dietë e veçantë që e lejon organzimin të pastrohet duke eliminuar toksinat dhe mbeturinat e akumuluara në trup me kalimin e kohës.
Falë një regjimi ushqimor të këtij lloji në dimër, mund të digjin yndyrat dhe të evitoni shëndoshjen. Me dietën dimërore detox, duhet të integroni shumë lëngje që duhen pirë gjatë ditës. Përveç ujit duhet të pini edhe çajra të ngrohta.
Duke përfshirë në këtë dietë edhe substanca atinoksidante, do të arrini të keni shumë përfitime dhe të shihni efektet në pak kohë. Tani që e dini cilën dietë të ndiqni për t’u dobësuar, nuk duhet të bëni gjë tjetër veçse ta provoni dhe të jepni më të mirën nga vetja.
Comments are closed for this post.