Në seancën e sotme Qeveritare, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, u soll vendimi për heqjen e detyrimeve doganore – tarifat doganore të disa lëndëve të para, të papërpunuara të cilat shfrytëzohen në industrinë e përpunimit, njofton zv. kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi.
“Vendimi do të hyjë në fuqi nga 1 Shkurti dhe do zgjasë 1 vit, gjatë të cilit paralelisht do të punojmë në ulje dhe heqje të disa prej detyrimeve doganore në pajtueshmëri me legjislaturën Evropiane.
Kjo është masa e parë nga Paketa e Pestë e masave ekonomike, që do e rifillojnë dhe revitalizojnë ekonominë vendore.
Heqja e detyrimeve doganore – tarifave doganore të disa prej lëndëve të para, të papërpunuara do të ndikojnë në rritjen e prodhimit, konkurrencës dhe eksportit të produkteve vendore” shkruan Bytyqi në Facebook.
Ai shton se implikimet financiare nga kjo masë, sipas Ministrisë së Financave janë rreth 7,1 milionë euro.
Comments are closed for this post.