Komisioni Rregullator e propozon tarifën minimale dhe maksimale për çmimin e ujit, ndërsa cilin çmim do ta zgjedhë është vendim i Ndërmarrjes Publike Komunale, në këtë rast NPK “Isar”-Shtip, që Propozim vendimin e dorëzon në Këshillin e Komunës së Shtipit, theksoi për MIA-n, kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimoski.
“Dëshiroj të potencoj se Komisioni Rregullator propozim vendimin ia ka dorëzuar NPK “Isar” dhe është punë e tyre nëse do ta pranojnë ose jo. Vendimin për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm për tre vitet e ardhshme e sjellë Këshilli i Komunës së Shtipit. Në vendimin tonë çmimi maksimal është më i ulët se çmimi të cilin e kanë kërkuar nga NPK “Isar”. Për amvisëritë NPK “Isar” kanë kërkuar 46,68 denarë, ndërsa ai minimal sipas nesh mund të jetë i njëjtë si ai i tanishëm ndërsa ai maksimal 46,39 denarë”, tha Bislimoski.
Ai nënvizoi se nga NPK “Isar” kanë pasur kërkesë për rritjen e çmimit të ujërave të zeza, por Komisioni Rregullator ka propozuar të zvogëlohet. Bislimoski potencoi se propozime të tilla trevjeçare për çmimin e ujit të pijshëm kanë marrë të gjitha komunat, të cilat i kanë mbi 10.000 banorë.
Comments are closed for this post.