et që brenda kohës nga Maqedonia e Veriut janë shpërngulur 500. 000 persona apo çereku i popullsisë. Po sipas të dhënave nga Banka Botërore 2/3 janë duke punuar dhe 1/3 janë punëtorë, ndërsa e 1/3 ekspertë të lartë të IT-së. Sipas një raporti të prezantuar nga Banka Botërore për gjysmë vjeçarin për Ballkanin Perëndimor, ka ngritje të nivelit të rritjes ekonomike të vendit prej 2.9% në 3.1% . Ndërkaq institucionet shtetërore nuk kanë informacion për numrin e të rinjve që janë larguar nga vendi, por nuk dihen as profilet e atyre, të cilët janë larguar për të gjetur punë në ndonjë nga vendet e Bashkimit Evropian, në bazë të të dhënave të Bankës Botërore, shkalla e papunësisë në mesin e të rinjve në Maqedoni, është mbi 50 për qind. Ky problem vazhdon të konsiderohet i dukshëm më tutje për vitin 2021 edhe pse organizatat rinore të vendit në pritshmëritë e tyre theksojnë dhe kërkojnë ndryshime për statutin e të rinjve dhe reformave thelbësore.
Guxim Nuhiu, aktivist për të drejtat e të rinjve, thotë se pandemia e koronavirusit, përkatësisht izolimi, ka ndikuar në vetëdijesimin e të rinjve se sistemi në Maqedoninë e Veriut iu ofron pak mundësi atyre që të pavarësohen financiarisht nga prindërit. “Në bazë të statistikave që dolën nga sindikatat e punës, nga numri i atyre që kanë humbur punën, i përkasin moshës nën 29-vjeçare. Ky fakt flet shumë, por edhe ajo se të rinjtë gjatë kohës së pandemisë nuk kanë mundur të gjejnë punë ndërkohë që pjesa më e madhe të rinjve ende jetojnë me familjen e tyre. Kjo tregon se të rinjtë në Maqedoninë e Veriut nuk arrijnë të pavarësohen, pra kryesisht varen nga familja”, thotë Nuhiu.
Ndërsa, Eren Ali nga organizata e të rinjve “Zgjohu” thotë se pritshmëritë e të rinjve për vitin e ri 2021 nuk janë shuar ndërkaq konsideron që akoma shihet qartë varësia nga partitë politike. “Periudha e pandemisë të rinjve i mundësoi një sy gjumë. Por, nuk kishte gjë që t’i ndali shpresën për jetën. Viti 2020 ishte një vit ku sfidoi çdo moshë por më së shumti rinin dhe energjinë e saj. Kënga e rinisë nuk mungoi as në karantine as edhe ne tik-tok dhe ajo këngë me shumë besim do të vazhdoj të jehojë. Vitin që po lëmë pas na mësoi shumë gjëra, përsiatja për vetën dhe shoqërinë ngriti ndërgjegjen për të qenë pjesë e shoqërisë në mënyrë më të zëshme. Ne rinia përpos bashkimit njëzëshëm kuptuam se nuk mund t’ia dalim dot, pavarsisht premtimit në elektorate. Nga një sy kritik, një numër i konsiderueshëm i të rinjve duan gjërat e servuara gati, është më e lehtë të presim nga dikush që të na jap dorën, e sidomos atyre që janë pjesë aktive në parti politike. Kjo letargji rinisë po i shkakton një gjumë të trullosur që edhe pasi të zgjohesh nuk je i shëndetshëm.”, deklaron Ali.
Ndërsa për sa i përket autoriteteve shtetërore dhe të gjitha partive politike çështja e të rinjve vazhdimisht konsiderohet ndër më primaret, e që sipas tyre pas krizës së pandemisë Kovid-19, me shpresë që çështjet e lëna më gjysmë të i vazhdojnë për brenda këtij viti, në bashkëpunim me organizatat joqeveritare si dhe me përgatitjen e projekteve interaktive mes të rinjve të zhvillohet ky proces. Qeveria ndërkohë ka paralajmëruar ndryshime për të parandaluar këtë valë ikjesh, duke premtuar vende të reja pune për të rinjtë, standard ekonomik më të mirë, luftë kundër korrupsionit, shtet i drejtë dhe barabartë për të gjithë. Shpresohet se kjo mund të krijojë ambient tjetër për gjithë qytetarët, por nuk dihet se kur dhe si do të realizohen këto premtime. Edhe pse organizatat që në fokus kanë të rinjtë, thonë se Maqedonia e Veriut do të paguajë kosto të lartë për shkak të largimit të të rinjve nga vendi dhe ngritjes së mesatares së moshës pasi që vazhdimisht neglizhohet përkushtimi dhe interesi ndaj tyre. /Koha/
Comments are closed for this post.