Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni ka njoftuar për bilancin ditor në lidhje me pandeminë COVID-19.
Sipas raportit të sotëm, është parë se numri i rasteve të reja ka shënuar ulje në krahasim me ditët e kaluara.
Nga MSH njoftuan se në 24 orët e fundit janë regjistruar 213 raste të reja, 26 viktima dhe 632 pacientë të shëruar.
Prej pacientëve të shëruar 169 janë nga Shkupi, Kumanova-33, Shtipi-36, Prilepi-57, Tetova-21, Struga-20, Velesi-33, Manastiri-43, Ohri-26, Kavadari-27, Gostivari-34, Gjevgjelia-13, Strumica-9, Kriva Pallanka-5, Radovishi-9, Koçani-11, Probishtipi-4, Demir Hisari-4, Makedonski Brod-4, Valandova-4, Vinica-3, Kratova-2, Sveti Nikolla-13, Kërçova-25, Resnja-8 dhe Negotina-19.
Me rastet e sotme numri i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen COVID-19 shkon në 50.046, kurse numri i rasteve aktive është 21.658.
Comments are closed for this post.