Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se rezultati i Filipçes në këto 100 ditë qeverisje është 1.300 të vdekur dhe për këtë shkak duhet të japë dorëheqje.

“Përderisa Filipçe thotë se piku i epidemisë ka kaluar, përderisa Zaev thotë se po menaxhohet në mënyrë të suksesshme, ndërsa Angellov thotë se është nën kontroll, mijëra njerëz për çdo ditë infektohen dhe dhjetëra vdesin. Këto numra do të ishin më të vogla nëse Maqedonia nuk do të ishte e përfshirë nga epidemia e Qeverisë së paaftë dhe të papërgjegjshme”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga OBRM-PDUKM shtojnë se vetëm ditën e fundit ka pasur 25 të vdekur dhe se me këtë Maqedonia shënoi 1.949 viktima që e bën Maqedoninë ndër vendet rekordere për nga vdekshmëria në një milion banorë.

“Kryeministri i paaftë në ikje Zaev dhe ministri i Shëndetësisë, Filipçe në vend që të menaxhojnë dhe t’i ndihmojnë qytetarët me masa për menaxhim më të lehtë me coronavirusit, ata bëjë PR. I njëjti Filipçe i cili deklaronte se gjendja është në rrezik, dhe nuk ka masa shtesë, tani me kryeministrin në ikje mbajnë fushatë në Shtip, qytet ku ka më së shumti të infektuar me coroanvirus”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata kërkojnë dorëheqjen e Filipçes dhe të kryeministrit Zaev.

“Kjo është masa më e mirë kundër epidemisë të cilën Zaev dhe Filipçe mund ta ndërmarrin”, thuhet në fund të kumtesës së OBRM-PDUKM-së.