Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka vazhduar me akuzat ndaj Zoran Zaevit dhe qeverisë në lidhje me kontestin me Bullgarinë.
Nga kjo parti thonë se Zaevi ka hequr dorë nga emri i shtetit, ndrësa tani sipas tyre, e shet edhe mbiemrin maqedonas.
“Zaevi që e shiti emrin dhe pohonte se identiteti, gjuha dhe historia janë të ruajtura, para dy ditësh tha se në negociatat me Bullgarinë e ka vendosur edhe identitetin. Zoran Zaev në mënyrë sistematike e shkatërron shtetin”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata më tej shtojnë se dëmet që i ka shkaktuar Zaevi janë tradhti dhe për këtë thonë se do ët ketë përgjegjësi.
Comments are closed for this post.