Seancë e re gjyqësore për rastin “Titanik” është paraparë të mbahet sot në Gjykatën Penale të Shkupit.

Kjo lëndë gjyqësore akoma është në fazën e dëshmive, edhe pse ishte ndër rastet e para për të cilat ish-PSP dorëzoi aktakuzë.

Gjykimin e udhëheq Osman Shabani, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurorja Lile Stefanova.

Në mesin e të akuzuarve janë Gordan Jankulloska dhe Mile Janakieski. Rasti ka të bëjë me financimin e paligjshëm të partisë OBRM-PDUKM.