Personeli mjekësor nga Qendra Mjekësore Ushtarake, i përbërë nga dymbëdhjetë mjekë dhe njëzet infermierë nga sot do të përfshihen në punën e klinikave interne ku ka reparte për pacientë me Covid-19.
Ekipet mjekësore të ushtrisë fillimisht do të vendosen në Klinikën Interne në triazhë, ku do të pranojnë pacientë me Covid-19.
Pas shpalljes së gjendjes së krizës, përveç personelit mjekësor, ushtarë të paarmatosur po mbështesin policinë në të gjitha Kovid-qendrat në vend.
Comments are closed for this post.