Dyzetë e katër shoqata qytetare dhe iniciativa kërkojnë ligj i cili do të pengojë krijimin e hidrocentraleve në Malin Sharr, ndërsa nga Ministria e Mjedisit Jetësor sipas nenit 97 të Ligjit për mbrojtje të natyrës, ta vendosë Malin Sharr në mbrojtje të përkohshme.
Shoqatat përkujtojnë se më 20 nëntor skadoi afati për grumbullimin e komenteve në lidhje me Draft-ligjin për shpalljen e një pjese të Malit Sharr si park kombëtar. Sipas tij, nëse miratohet ashtu si është propozuar, ky ligj do të mundësojë ndërtim të hidrocentraleve të reja të vogla në Sharr në kushte kur ndikimi negativ nga hidrocentralet ekzistuese ndaj vlerave natyrore, por edhe jeta e popullatës lokale, ndjehet fuqishëm.
“Nëse realizohen planet e hartuara, në parkun e ardhshëm kombëtar do të ketë të paktën 40 hidrocentrale të vogla! Duke pasur parasysh se në bazë të këtij ligji do të përgatitet plani për menaxhim me parkun kombëtar, ndërsa i cili miratohet për periudhë prej 10 viteve – Ligji për shpalljen e një pjese të Malit Sharr për park kombëtar, në vend të mbrojtjes afatgjate, mund të sigurojë kornizë ligjore për shkatërrim afatgjat”, theksojnë shoqatat në kumtesën e përbashkët.
Me qëllim që të parandalohet miratimi i këtij ligji, këto shoqata qytetare dhe iniciativa dërguan komente të përbashkëta në Ministrinë e Mjedisit Jetësor. Ata kërkojnë revizion të plotë të ligjit dhe harmonizim të tij me këtë dispozitë, si dhe shumë strategji të tjera, raporte, të cilat gjithashtu, siç sqarojnë në kumtesë, parashohin fundin e shkatërrimit të natyrës nga ana e projekteve për hidrocentrale të vogla.
“Konsiderojmë ligj i cili mundëson vazhdimin e shkatërrimit të rajonit i cili e mbron është në kundërshtim me frymën dhe qëllimet e Ligjit për mbrojtje të natyrës dhe të cilin do të duhej ta zbatojë në praktikë”, thonë nga shoqatat.
Comments are closed for this post.