Në deklaratën e sotme të OBRM-PDUKM-së, theksohet se edhe një herë se Filipçe dhe Zaev janë përgjegjës për vdekjen e njerëzve. Rezultati i papërgjegjësisë së tyre, siç thonë ata, është më shumë se 1.500 njerëz të vdekur.
“Filipçe dhe Zaev janë drejtpërdrejt përgjegjës që vdekjen e njerëzve për shkak të mungesës së oksigjenit dhe vendeve në spitale, me dorëheqjen ata do të shpëtojnë jetë.
Për nëntë muaj nga fillimi i epidemisë së coronës, Filipçe tregoi dhe provoi vetëm një gjë – se ai është i paaftë dhe nuk di si të merret me pasojat e krizës së coronës.
Rezultati i paaftësisë së Filipçes janë më shumë se 1.500 njerëz të vdekur ose më saktësisht 1.511 qytetarë”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Nga atje shtojnë se Maqedonia në rajon dhe në Evropë për nga numri i vdekjeve për milion banorë është në krye të listave.
Comments are closed for this post.