David Nabiro, këshilltar special për Kovid-19 në Organizatën botërore të shëndetësisë, paralajmëroi për valë të tretë të pandemisë së koronavirusit në Evropë në fillim të vitit 2021, nëse qeveritë nuk arrijnë të bëjnë gjithçka që është e domosdoshme, siç ishte rasti para valës së dytë.
“Janë bërë lëshime në sendërtimin e infrastrukturës së nevojshme gjatë muajve të verës, pasi që vala e parë ishte vënë nën kontroll. Tani jemi në valën e dytë. ndërsa vala e tretë e pandemisë është në pragun tonë”, paralajmëroi Nabaro.
Ai posaçërisht paralajmëroi se të gjitha aktivitetet turistike në Evropë gjatë sezonit të skijimit duhet të ndërpriten.
“Kur shkalla e infektimit do të ulet, dhe do të ulet, do të mund të bëjmë gjithçka që dëshirojmë. Por, tani? A na nevojiten qendra të hapura skijimi në kushte të këtilla”, pyeti Nabaro.
Ai i lëvdoi vendet aziatike ku shkalla e infektimit është jashtëzakonisht e ulët sepse, siç theksoi, masat restriktive atje nuk u lehtësuan para kohe.
Comments are closed for this post.