Pasi presidenti Trump deklaroi fitoren dhe njoftoi një betejë ligjore në Gjykatën e Lartë, dhe Joe Biden tha se ishte në rrugën e tij për në fitore, skenari i trajtuar si “makth” po i afrohej realitetit, shkruan korrespondenti i BBC-së i Amerikës së Veriut, Anthony Zurcher.

Në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë, Trump bëri një numër akuzash të pabazuara për mashtrim zgjedhor, duke shtuar se ai ishte “duke shkuar në Gjykatën e Lartë”.

Njeriu i BBC thotë se një zhvillim i tillë po ndodh është “një recetë e hidhur dhe një betejë të gjatë ligjore”, e cila do të përfundojë duke i bërë votuesit e një kandidati që e humb atë betejë të ndjehen të mashtruar dhe të zemëruar.

“Megjithëse rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve nuk dihen ende, ajo që është e qartë pas zgjedhjeve është se Amerika mbetet një komb thellësisht i ndarë,” thekson Zurcher.

Votuesit amerikanë nuk e refuzuan qartë Trump në ndonjë mënyrë domethënëse.

Por ata nuk i dhanë atij mbështetjen e fortë për të cilën ai shpresonte, shtoi Zurcher.

Në vend të kësaj, llogoret janë duke u gërmuar dhe lufta politike do të vazhdojë pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet.