Nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti në Turqi u nxor e gjallë një vajzë 3-vjeçare. Siç raportojnë mediat vendase, përpara vajzës, u nxorën të gjallë edhe nëna dhe babai i saj, pas disa ditëve tashmë nën rrënoja.

Vajza e vogël me emrin Elif, u nxor nga gërmadhat mes duartrokitjeve dhe më pas u transportua në spital ku u konstatua se ka plagë të lehta.

Gjyshi i saj tha për mediat se Zoti bëri një mrekulli për ta ditën e sotme.

Edhe pse shpresat për ta gjetur Elfin të gjallë po shuheshin, vajza arriti që të dilte e gjallë nga rrënojat e banesës në Doğanlar 65 orë më vonë. Ata që ndodheshin të pranishëm, nuk i mbajtën dot lotët. /abcnews.al/