Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, sërish e ka akuzuar pushtetin për menaxhimin me pandeminë COVID-19.
Nga kjo parti thonë se rekordet e zeza vazhdojnë, ndërsa kërkojnë nga ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, që të mbajë përgjegjësi.
“Edhe pse numri i të infektuarve është 30 përqind nga numri i të testuarve, Filipçe në vend që të veprojë, shkon për PR – mbani maskë. Derisa Zaev dhe Filipçe thonë vetëm të mbajmë maska, shtetet evropiane veprojnë me masa konkrete. Por, tek ne Zaev dhe Filipçe presin”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata akuzojnë edhe Komisionin për Sëmundje Infektive, se është në shërbim të pushtetit
Comments are closed for this post.