Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi thekson se duhet të gjinden zgjidhje alternative për punën e shtëpisë ligjdhënëse në kushte alternative, duke u kthyer në situatën e sapondodhur me punën e deputetëve në kushte të pandemisë së Kovid-19.
Xhaferi në intervistë për Radion Evropa e Lirë flet për atë se si do të punojë Kuvendi, prejse disa deputetë u infektuan me Kovid-19, ndërsa vetë ai tha se tani për tani nuk ka opsion që shtëpia ligjdhënëse të mbajë mbledhje onlajn dhe se mund të votohet sipas shembullit me deputetin Arben Ziberi në kabinë të veçantë.
Tani jemi në mes të pandemisë. Ku do të punojë Kuvendi? Me Kushtetutë ngushtë është definuar se Kuvendi punon në ndërtesën kuvendore, në atë sallë dhe çka tani do të mbesim të ngujuar në atë? Shkupi dhe fushëgropa e Shkupit është rajon i dridhjeve, shikuar në mënyrë sizmike. Në rast të tërmetit dhe dëmtimit më të madh të objektit, ku do të mbahen seancat? Nuk është definuar”, thotë kryeparlamentari.
Thekson se tani kur janë përballur me këtë situatë e domosdoshme është të mendohet për rregulla rezerve, si dhe në cilën mënyrë mund ta kryejnë funksionin e deputetëve dhe në kushte të tilla, që nuk do të jetë zëvendësim për punën e rregullt.
Në lidhje me vlerësimin e eurokomisarit Oliver Varheji, e cila është përmendur edhe në raportin e Komisionit Evropian se ka rritje të dukshme të përdorimit nga procedurat e shpejta në sjelljen e ligjeve, Xhaferi thotë se për fat të keq ashtu është, por përmend kontekst në të cilin ka punuar shtëpia ligjdhënëse në periudhën e fundit – anëtarësimin në NATO, integrimin në BE, por edhe pandemia e Kovid-19, ka kontribuuar për gjendjen e tillë.
“Ne nëse i krahasojmë vitet 2018 dhe 2019 si vite të tërësishme në të cilat ka punuar përbërja parlamentare në mandatin paraprak, ka pasur zvogëlim drastik të procedurave të shkurtuara për sjellje të ligjeve në vitin 2018, që ishte shënuar edhe në raportin paraprak për vitin 2018, por nga ana tjetër për shkak të nevojës për plotësim të marrëveshjeve të cilat i solli Republika e Maqedonisë së Veriut, për shkak të nevojës nga procesi reformues dhe shpejtësia e kohëzgjatjes në të cilën ajo është dashur të plotësohet”, gjithsesi për shkak të procedurave”, thotë Xhaferi.
Shton se nëse është shkuar në procedurë të rregullt nuk është mundur të arrihet të përfundohet me të gjitha ato procedura që të plotësohen parakushtet për “atë që u bë dhe fakt është se në vitin 2020 u bëmë anëtare me të drejtë të plotë e NATO-s”.
Xhaferi thotë se procedurat e shkurtuara tani janë të lidhura edhe me pandeminë dhe se Kuvendi sërish është në një situatë të zgjedhë ose do të shkojë me çdo kusht në procedura të rregullta, ndërsa në dëm të nevojave për tejkalim të pasojave nga pandemia ose do të zbatojë procedurë të shkurtuar, ndërsa do të ketë vërejtje për atë.
Në intervistë ai u kthye edhe në mospajtimet me Bullgarinë dhe anulimin eventual të Konferencës së parë ndërqeveritare, duke përmendur se Kuvendi e ratifikon Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe nga ai dalin obligimet për punë të komisioneve të përziera nga të dyja palët, të cilat duhet t’i shqyrtojnë dallimet në lidhje me nocionet të cilat dalin nga vetë marrëveshja.
Comments are closed for this post.