OBRM-PDUKM: Raporti i KE-së vërtetoi se me LSDM-në në pushtet shteti po fundoset

Maqedoni 07.10.2020 / 12:24

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “nëse LSDM gënjen, raporti i KE-së nuk gënjen.

“Raporti i KE-së vërtetoi se OBRM-PDUKM angazhohet në Kuvend dhe i mbështet çështjet kyçe që janë interes kombëtar i përbashkët, siç janë reformat lidhur me BE-në dhe procesin e integrimit në NATO”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Sipas tyre, raporti i KE-së vërtetoi se sistemi gjyqësor është në dorën e Zaevit dhe se po ashtu u vërtetuae se për shkak të LSDM-së dhe Zaevit, korrupsioni është i shpërndarë në Maqedoni.

“Raporti i KE-së vërtetoi se qeveria nuk lufton krimin, siç është larja e parave dhe krimi financiar. Raporti i KE-së vërtetoi se stabilizimi i borxhit publik ende nuk është i sigurt”, thuhet në njoftimin kësaj partie.

Ata në fund shtojnë se KE ka konfirmuar se ekonomia është nv fund dhe se gjendja është shqtësues.




Comments are closed for this post.

Të fundit