Euroambasadori i ri në vend Dejvid Gir sot nuk deshi direkt të përgjigjet në pyetjen nëse përveç Bullgarisë dhe disa vendeve tjera anëtare kanë vërejtje në Kornizën negociuese, por shfaqi shpresë se sa më shpejtë që është e mundur do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, me çka edhe zyrtarisht shënohet fillimi i negociatave me Bashkimin Evropian.
“Nuk jam në pozitë të flas për diskutimet e brendshme, të cilat zhvillohen në Këshill për këtë çështje. T’i shikojmë çështjet e rëndësishme. Vendimi që të fillojnë negociatat për Maqedoninë e Veriut, është sjell në muajin mars, kjo ishte ngjarje historike, më pas Komisioni Evropian e ekspozoi projekt kornizën negociuese, i cili u diskutua nga vendet-anëtare, të cilat është dashur të pajtohen rreth saj dhe më pas duhet të miratohet dhe të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare. Shpresojmë që kjo do të ndodhë shumë shpejtë dhe më pas duhet t’i përveshim mëngët dhe të vazhdojmë me procesin reformues, t’i përshpejtojmë përpjekjet të cilat tani më bëhen në drejtim të arritjes së qëllimit – inkuadrimit në BE”, ka thënë euroambasadori Gir sot në konferencën e përbashkët me kryeministrin Zoran Zaev,
Lidhur me atë se kur do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, Gir theksoi se diskutimet do të vazhdojnë dhe pasi do të miratohet korniza negociuese do të ndodh konferenca ndërqeveritare.
“Shpresojmë së shpejti. Për momentin Gjermania kryeson me BE-në dhe prej atje thonë se konferenca e parë ndërqeveritare do të mbahet deri në fund të vitit”, shtoi Gir.
Comments are closed for this post.