Deputetët i miratuan ligjet e reja për arsimin fillor dhe të mesëm, me të cilat parashihet që Qeveria të vendosë sa i përket realizimit të mësimit duke pasur parasysh situatën e krijuar nga pandemia e Kovid-19.
Ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për arsimin fillor dhe të mesëm parashohin që në kushte të rrethanave të jashtëzakonshme, viti shkollor të mund të fillojë dhe të përfundojë në kohë të ndryshme për çka duhet të vendos Qeveria, parashikojnë ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për arsimin fillor dhe të mesëm, me procedurë të shkurtuar. Si rrethana të jashtëzakonshme, në ligjet, theksohen gjendja e shpallur e krizës, shpallja e epidemisë, gjegjësisht pandemia, zjarre, vërshime ose fatkeqësi tjera natyrore. Vendimi i Qeverisë mund të sillet në tërë territorin e republikës ose në pjesën e saj.
“Shtohet edhe paragraf i ri 5, i cili rregullon se në kushte të rrethanave të jashtëzakonshme numri i ditëve të mësimit në vitin shkollor mund të jetë më pak se 180, por jo më pak se 100 ditë mësimi, për çka vendos Qeveria. Paragrafi 6 bëhet paragrafi 9 dhe rregullohet se puna edukative – arsimore nuk guxon të ndërpritet gjatë gjithë vitit mësimor, përveç se në rast të paraqitjes së rrethanave të jashtëzakonshme (shpallja e gjendjes së krizës, shpallja e epidemisë, gjegjësisht pandemisë, zjarre, vërshime ose fatkeqësi të tjera të mëdha natyrore), për çka vendos Qeveria e cila e rregullon mënyrën e organizimit dhe realizimit të mësimit deri në fund të vitit shkollor, por jo më pak se 100 ditë mësimi, sipas programeve të shkurtuara mësimore, të cilat me propozim të Byrosë, i përcakton ministri”, thuhet, mes tjerash, në shpjegimin e ndryshimeve të Ligjit për arsimin fillor.
Gjithashtu parashihet që në kushte të rrethanave të jashtëzakonshme të organizohen aktivitete jashtë-mësimore për nxënësit lidhur me zhvillimin e tyre personal, socio-emocional dhe psikologjik. Për pjesëmarrjen në këto aktivitete jashtë-mësimore në rrethana të jashtëzakonshme parashihet që mësimdhënësi të mbajë vetëm evidencë për praninë e nxënësve dhe nuk jepet shtesë në dëftesë.
Në shkollën fillore në kushte të rrethanave të jashtëzakonshme, kur mësimi organizohet përmes mësimit në distancë, mund të organizohet mësim me prani fizike të nxënësve nëse plotësohen kriteret dhe kushtet në pajtim me protokollet shëndetësore për llojin përkatës të shkollës të sjella nga Qeveria në pajtim me ligjin, gjendjen epidemiologjike në rajonin e komunës në të cilën gjendet shkolla, numri i nxënësve në paralele dhe kushtet hapësinore dhe higjienike sanitare në shkollë, në mënyrën e paraparë sipas nenit 50 të këtij ligji.
Në shkollat e mesme do të mund të organizohet mësim me prani fizike të nxënësve ose përmes mësimit në distancë, me zbatimin e mësimit për komunikim elektronik.
Në rrethana të tilla, siç theksohet, për kohëzgjatjen e orës për numrin maksimal të nxënësve në paralelet në arsimin fillor dhe të mesëm do të vendosë gjithashtu Qeveria
Njëherësh, Komisioni për Sëmundje Ngjitëse nuk ka sjellë vendim se a do të fillojë të funksionojë qëndrimi tërëditor për fëmijët të cilët ndjekin mësimin në mënyrë fizike. Ajo pret nga Ministria e Arsimit të dhëna për atë se sa është numri i fëmijëve, të cilët përveç mësim me prani fizike, prindërit do t’i regjistrojnë për qëndrim tërëditor, e pastaj do të sjellë vendim.
“Kjo çështje ende nuk është zgjidhur. Si Komision për Sëmundje Ngjitëse duhet të kemi numër të saktë të fëmijëve të cilët do ta shfrytëzonin qëndrimin tërëditor pas përfundimit të mësimit. Ato të dhëna duhet të na i sigurojë Ministria e Arsimit dhe Shkencës, dhe madje pastaj të marrim vendim, gjegjësisht të rekomandojmë”, tha për MIA-n dr. Aleksandar Stojanovi, drejtor i Qendrës për Shëndet Publik në Shkup dhe anëtar i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 16.780, numri i pacientëve të shëruar është 13.949, i të vdekurve është 700, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 2.131.
Në Klinikën infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar katër pacientë. Gjithsej janë hospitalizuar 77 pacientë. Në përkrahje me oksigjen janë 41 pacientë, nuk ka pacientë në ventilim mekanik. Në spitalin në Kozle të hospitalizuar janë katër fëmijë dhe katër nëna pozitivë me Kovid-19,ndërsa dy fëmijë dhe dy nëna dyshohet se janë pozitivë në virusin. Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar dy pacientë, ndërsa gjithsej të hospitalizuar janë 35 pacientë. Në respirator është një pacient. Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 20, ndërsa në spitalin në Shtip janë të hospitalizuar 39 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë të hospitalizuar 150, pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19
Comments are closed for this post.