Qeveria afgane dhe militantët talebanë kanë hapur sot zyrtarisht bisedimet e tyre të para për paqen në Doha, në një përpjekje për të gjetur një zgjidhje politike pas gati dy dekadash luftë.
Folësit kryesorë në ceremoninë e hapjes së të shtunës përfshijnë kryetarin e Këshillit të Lartë të Afganistanit për Pajtimin Kombëtar, Abdullah Abdullah, sekretarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe bashkëthemeluesin dhe shefin politik të talebanëve, mullah Abdul Ghani Baradar.
Ngjarja, të cilën palët ndërluftuese e quajtën historike, shënon herën e parë që talebanët dhe qeveria e Afganistanit takohen ballë për ballë pas gati 20 vjet konflikti.
Talebanët gjithmonë e kanë quajtur qeverinë afgane një kukull të Perëndimit dhe nuk kanë pranuar të negociojnë.
Comments are closed for this post.