Sot Instituti për Shëndet Publik regjistroi 142 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Prej pacientëve të shëruar 50 janë në Shkup, 32 në Kumanovë, 7 Shtup, 11 Prilep, Tetovë dhe Strugë 4, Veles, Ohër Kavadar nga 2 raste, Gostivar 12, Gjevgjeli 1, Strumicë 2, Radovish, Koçani, Makedonski Brod 1, Berovë, Vinicë, Dellçevë 2, Kratovë dhe Sveti Nikole 1, dhe Kërçova një pacient të shëruar.
Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se kanë humbur jetën 3 pacientë, dy prej tyre janë nga Prilepi (61 vjet dhe 83) dhe një pacient nga Struga (60).
Numri i të diagnostifikaurve në Maqedoni që nga fillimi i epidemisë është 15.414 pacientë të infektuar, numri i të shëruarve është 12.896 dhe numri i të vdekurve është 637. Momentalisht në Maqedoni ka 1.881 raste atkive me coronavirus.
Comments are closed for this post.