Rreth 200 qytetarë kanë dorëzuar kërkesa në Komunën e Gostivarit për subvencione për biçikleta.
Kjo masë është pjesë e programit për mbrojtje të ambientit jetësor për vitin 2020, me qëllim që të stimulohet përdorimi i transportit alternativ.
Komuna e Gostivarit qytetarëve do t’u kompensojë një pjesë të harxhimeve për blerje të biçikletave, edhe atë deri 50 përqind, por jo më shumë se 5 mijë denarë.
Këto ditë komisioni i kontrollon dokumentet e qytetarëve që kanë dorëzuar kërkesa, ndërsa pagesa për ata që i plotësojnë kushtet do të fillojë nga java e ardhshme.
Ndryshe, përveç për blerjen e biçikletave, Komuna e Gostivarit do të subvencionojë edhe blerjen e klimave.
Comments are closed for this post.