Deputeti Pavle Trajanov sot në foltoren e Kuvendit propozoi të zvogëlohet numri i deputetëve nga 120 në 90. Ai po ashtu propozoi që edhe Maqedonia të ketë një njësi zgjedhore.

“Duhet të mundësojmë që presidenti i shtetit të mund ta shpërbëjë Kuvendin, ashti siç është në disa shtete”, tha Trajanov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai propozoi të hetohet prona e politikanëve.

“Të ndërtohen sistem për zbulimin e pronës së fshehur të politikanëve. FUnskonarët nuk duhet të jenë shokë me mafian dhe kriminelët, për shkak se asnjëherë nuk mund të arrihet drejtësia në vend”, tha Trajanov.