Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan: Turqia në Detin e Zi me zbulimin më të madh të gazit natyror në historinë e saj. Të dhënat nga pusi tregojnë se në të njëjtën zonë ka shumë mundësi të zbulohen burime të tjera të gazit natyror.
Erdoğan: Objektivi ynë është që gazi në Detin e Zi të ofrohet në përdorim për popullin tonë në vitin 2023. Energjia, përveç se është një element themelor i zhvillimit, po ashtu ka një rëndësi të madhe në ndërtimin e pavarsisë kombëtare. Jemi të vendosur ta zgjidhim rrënjësisht problemin e vendit tonë për energji.
Erdoğan: Këtë operacion e kemi kryer plotësisht me mundësitë tona kombëtare. Ne nuk kemi as varësi më të vogël të jashtme në punimet tona të shpimit dhe kërkimit sizmik. Anija jonë e shpimit Fatih në punimet që filloi në pusin Tuna 1 më 20 korrik ka zbuluar rezerva të gazit natyror prej 320 miliardë metër kub.
“Shpresojmë që lajme të ngjashme të mira të vijnë edhe nga Mesdheu. Me anijet e shpimit Yavuz dhe Kanuni dhe anijen Fatih që na bëri të përjetojmë këtë gëzim ne jemi përfshirë mes vendeve kryesore të botës”.
Erdoğan: Pas të gjitha lojërave të luajtura në Mesdheun Lindor ka një luftë për të ndarë burimet e energjisë. Energjia, përveç se është një element themelor i zhvillimit, po ashtu ka një rëndësi të madhe në ndërtimin e pavarsisë kombëtare.
Erdoğan: Vazhdon ende mbizotërimin rendi global çnjerëzor i cili një pikë nafte e shikon më të vlefshëm se gjaku që rrjedh nga njeriu. Duke e përshtatur me aktivitetet tona të shpimeve, dëshiroj të përsëris fjalën e thënë lidhur me zbulimet: Nuk gjen kush kërkon por ata që gjejnë janë ata që kërkojnë.
AAgency
Comments are closed for this post.