Para seancave të djeshme të organeve më të larta të partisë së LSDM-së dhe BDI-së, bënë publike emrat e anëtarëve të kabinetit të ri qeveritar. Në ministritë që do të drejtohen nga stafi i LSDM-së, Ministrja aktuale e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, do të transferohet në Ministrinë e Arsimit, ndërsa Jagoda Shahpaska do të zë vendin e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale.
Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Ljupço Nikollovski do të jetë ministri pa resor përgjegjës për luftimin e korrupsionit në qeverinë e re, ndërsa ekziston mundësia që ai të jetë një nga zëvendëskryeministrat.
Ministria e Transportit dhe Komunikimit do të menaxhohen nga Bllagoja Boçvarski, ndërsa Bojan Mariçiq do të kryesojë Ministrinë e Drejtësisë. Nikolla Dimitrov do të kryesojë Sekretariatin për Çështje Evropiane, ndërsa Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të drejtohet nga Goran Milevski. Ministrja e Kulturës do të udhëhiqet nga Irena Stefoska. Departamentet e mbrojtjes dhe të shëndetit do të vazhdojnë të drejtohen nga Radmilla Sheqerinska dhe Venko Filipçe. Oliver Spasovski kthehet në krye të Ministrisë së Brendshme.
Nga Besa thonë se ata do të udhëheqin me Ministrinë e Bujqësisë.
BDI në qeverinë e re për herë të parë do të udhëheq me Ministrinë e Jashtme, e cila do të udhëhiqet nga Bujar Osmani. Artan Grupi do të jetë zv. kryeministër i parë dhe ministër për sisteme politike, Fatmir Besimi do të jetë ministër i Financave, ndërsa Naser Nuredini do të udhëheq me Ekologjinë. Kreshnik Bekteshi do të udhëheq me Ministrinë e Ekonomisë.
Për ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë do të vendoset në vazhdim.
Comments are closed for this post.