Programi muzikor i “Verës së Ohrit” për sonte ofron kënaqësi gjatë gjithë mbrëmjes me koncertin e dyshes franceze Arian Bake në oboa dhe Teodor Lamber në piano.
Karriera e larmishme e Arian Bake përfshin shfaqje si një muzikante soliste, orkestruese dhe muzikantе kamertalе dhe pedagogji aktive. Në kërkim të vazhdueshëm të sfidave të reja dhe repertorit të ri, Bake është pjesë e projekteve të ndryshme dhe është anëtar i orkestrës në qytetin Lill, opera në Limozh, ansambli “Apasionato”, ndërsa shpesh është pjesë e përbërjeve kamertale si: kuinteti frymor, duet me piano dhe ngjashëm.
Pianisti Teodor Lambert u diplomua në Konservatorin e Muzikës në Paris dhe është laureat i disa garave ndërkombëtare si: “Virtuozët e zemrës”, gara “Shopen” në Brest dhe gara “Klod Boneton”. Ai interpreton si solist në festivale në Gjermani, Holandë dhe Francë, ndërsa si muzikant kamertal ka një karrierë të mrekullueshme me ansamblin “Aralia”, që interpreton si ansambël rezident në Qendrën Evropiane të muzikës kamertale. Përveç kësaj, ai interpreton në festivalin e famshëm të pianos Rok D’Anteron në Moskë, Mançester, Hagë, Savona dhe Spoleto. Ai është gjithashtu aktiv si kompozitor, veprat e tij janë realizuar në Francë dhe Kanada, ndërsa vepra e tij e fundit për 13 instrumente është porositur nga Konservatori i Parisit dhe u bë premierë në Festivalin për nder të Debisit.
Programi i koncertit të sontëm përfshin vepra të Shumaniz, Dranishkovas, Çajkovskit, Pulank, Rahmanjinovit, Paskulit. Për performancën e dyshes franceze është rezervuar skena në hollin e Kishës Katedrale “Shën Sofia” nga ora 21:00.
Comments are closed for this post.