Rreth 4 mijë persona kanë kërkuar ndihmë psikologjike që nga muaji mars i këtij viti kur edhe janë regjistruar rastet e para me virusin COVID-19 në vendin tonë. Në një raport të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se që nga 15 marsi mbi 2200 biseda janë bërë vetëm në linjën e parë të telefonike për mbështetje psikologjike, e cila u vu në dispozicion të personave që ndodheshin në vet-izolim. Një mijë biseda janë realizuar vetëm në linjat telefonike që u vunë në dispozicion të banorëve të Dibrës dhe Qendrës Zhupë, kur u regjistruan rastet e para me virus korona në vendin tonë. Katër linja telefonike vazhdojnë të jenë aktive, ku qytetarët mund të lajmërohen për të marrë mbështetjen e nevojshme psikologjike. Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit janë kryer 2172 testime, nga të cilat 160 persona kanë rezultuar pozitivë. Në raport thuhet se janë regjistruar edhe 3 viktima, dy prej tyre nga Shkupi dhe një nga Gostivari. Numri i të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit është 368.
Comments are closed for this post.