Përveç vështirësive me mësimin online, nxënësit edhe këtë vit shkollor e përfunduan me mungesë të teksteve shkollore. Shpërndarja e librave u ndërpre për shkak të mbylljes së shkollave nga virusi korona. Shumë shkolla këtë vit shkollor e përmbyllën me rreth 90 % libra të dëmtuara.
Shkollat tashmë kanë përpiluar listën e re për mungesën e librave për vitin shkollor 2020-21 dhe e kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
Ndërsa nga MASH informojnë se të gjitha librat e dëmtuar do të zëvendësohen me të reja ndërsa shpërndarja e tyre planifikohet nga data 15 gusht.
Ndryshe, akoma nuk dihet se si do të zhvillohet mësimi në vitin e ri shkollor, ndërsa pritet që Komisioni për Sëmundje Infektive së bashku me MASH të përpilojnë protokoll për mbajtjen e mësimit në kushte pandemie.
Comments are closed for this post.