Në javën e parë të muajit Gusht përmes Mekanizmit për mbrojtje civile, ndërsa pas kërkesës të Ministrisë së Shëndetësisë, në shtet do të arrijë ekip mjekësor nga Mbretëria Suedeze, në përbërje të të cilit do të jenë dhjetë infermiere dhe një mjek. Në njoftim është edhe arritja e ekipit mjekësor nga Republika e Sllovenisë. Shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit do të jenë në barë të Ministrisë së Shëndetësisë.
Për këtë drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim Adnan Xhaferovski i ka informuar anëtarët e Shtabit kryesor koordinues të krizave për parandalim të futjes dhe përhapjes së virusit Kovid-19, i cili më 24 korrik e mbajti mbledhjen e 103-të, ndërsa procesverbalin e të cilit dje e mirato Qeveria në suaza të seancës së 78-të.
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, sërish, ka informuar se nga Berlini është paralajmëruar ndihmë përkatëse (personel mjekësor, ilaçe, pajisje mbrojtëse, respirator etj), për të gjitha shtetet e rajonit.
Procesverbali nga mbledhja e 103-të e Shtabit kryesor koordinues të krizave ka të bëjë me sigurimin e koordinimit të tërësishëm në lidhje me parandalimin e futjes dhe përhapjes së Kovid-19.
Comments are closed for this post.