Prokuroria Themelore Publike Shkup miratoi një Rezolutë që nuk ka vend për ndërhyrje të ndjekjes publike lidhur me njoftimin me shkrim të parashtruar nga ministri teknik i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, i cili i referohet veprave penale “shpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar” dhe “punës së pandërgjegjshme në shërbim”.

Njoftimi me shkrim, siç komunikoi Prokuroria publike, i përket asaj se ka mospërputhje të caktuara në funksionimin e Agjencisë teknike operative (ATO) dhe Agjencisë së sigurisë lombëtare (ASK).

Prokurori publik kompetent ka bërë kontrolle në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ATO dhe ASK, nga ku janë dorëzuar të dhënat e nevojshme për të kontrolluar pretendimet në raportim.

“Nga analiza në njoftimin me shkrim, si dhe nga përgjigjet dhe të dhënat e dorëzuara, doli se reforma në sistemin e sigurisë, krijimi dhe funksionimi i ATO dhe ASK, si dhe mënyra e ushtrimit të kompetencave të tyre, paraqesin çështje sistemike dhe nga aspekti penal-juridik nuk ekziston bazë për veprim”, theksojnë nga Prokuroria.